E martë, 22 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Demi Lovato shpëton nga hetimi i policisë!

Demi Lovato nuk do të hetohet nga policia, pasi u gjet e pavetëdijshme për shkak të mbidozës së drogave.

Këtë e ka konfirmuar për “People” një zëdhënës i Policisë së departamentit të Los Anxhelos, ndërsa ka thënë se ylli i Hollywood-it nuk është në ndonjë formë hetimi kriminal për vepër penale.

Raportohet se oficerët nuk gjetën ndonjë drogë në vendngjarje dhe Lovato nuk bashkëpunonte kur u pyet se çfarë kishte përdorur.

Këngëtarja 25*vjeçare e “Sober” thuhet se nuk pranoi t’i thoshte policisë se çfarë drogash kishin shkaktuar overdozën e saj në mëngjesin e së martës.

Reklamë

Zyrtarët e LAPD-it mblodhën një “element të provave” lidhur me medikamentet ilegale që nuk lidhen zakonisht me heroinën, thuhet ndër të tjera.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë