E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Showbiz

Demi Lovato “hap zemën” për marrëdhënien e saj

Demi Lovato, e ftuar në emisionin  e Ellen DeGeneres, më në fund tregoi disa gjëra në lidhje me të dashurin e saj prej pak muajsh, kampionin e MMA. Ai njihet me nofken bomba, por që në të vërtetë quhet Guilherme Vasconcelos.

 

Pasi postoi një foto me të, në Instragam në të cilën shkroi “Zemra Ime”, Demi tregon se si ndihet në momentin që ai ndeshet në Ring. Ajo thotë: “Ndihem pak nervoze kur e shoh të ndeshet me të tjerët, edhe pse ai gjithmonë fiton.”

 

Reklamë

Ellen e nderpret dhe thotë : “Dhe më pas ty të vjen keq për lojtarin përballë të dashurit tënd që lëndohet.” Tepër e qeshur, Demi Lovato përgjigjet: “Jo nuk më vjen keq. Është thjesht një sport.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë