Një pjesë e banorëve të fshatit Floq  kanë kërkuar paraditen e sotme zgjidhjen e problemit të tyre lidhur me kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 1 qershorit të vitit të kaluar.

Para institucionit të Prefektit banorët janë shprehur se me të ardhurat e tyre e kanë të pamundur të riparojnë dëmet e shkaktuara në banesa.

Ndaj edhe për këtë kanë kërkuar ndërhyrjen e prefektit të qarkut të Korçës, pasi jetojnë në kushte jo normale.

I kontaktuar prefekti i qarkut të Korçës Dhori Spirollari ka bërë me dije se, këshillat bashkiakë të Korccës, Devollit dhe Kolonjës i kanë miratuar listat përfundimtare lidhur me dëmshpërblimin e 553 familjeve të cilat kanë pësuar dëme më të lehta nga tërmeti i 1 qershorit, të cilat sipas ligjit duhet të dëmshpërblehen në masën 50% të dëmeve të pësuara.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *