Subscribe

Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave dhe rrebeshet e shiut kane shkaktuar dëme ne bujqësi e jo vetëm.

 

Shirat e rene pasditen e se premtes kane përmbytur  banesa, rruge dhe toka ne disa fshatrat te Cërrikut. Ne fshatin Klos dhe Cërrik situata ka qene emergjente për shkak te daljes se përrenjve nga shtrati.

 

Ndërkohë sipërfaqe te tera me te mbjellat e stinës, dru frutor dhe sera janë dëmtuar e përmbytur.

 

Punëtoret dhe fadromat e dërguara nga Bashkia e Cërrikut kane normalizuar disi situatën ndërsa niveli  i ujit është duke rene.

 

Breshëri i rene ditët e fundit ka shkaktuar dëme te konsiderueshme ne fushën e Korçës, kryesisht ne perime dhe grurë.

 

Disa nga fermerët e fshatit Biranj tregojnë se me shume se gjysma e prodhimeve bujqësore është dëmtuar  nga shiu.

 

Moti i pazakonte për këtë periudhe ka sjellë dëme edhe tek mjalti. Sipas bletërritësve ne qarkun e Korçës prodhimi ka rene me 70%.

 

Specialiste pranë drejtorisë rajonale te bujqësisë thonë se fermerët kane mundësi te aplikojnë për subvencionim për shkak te kushteve te vështira te motit

 

Demet me te mëdha ne bujqësi janë shkaktuar ne fshatrat e njësive Bulgarec dhe Libonik.

 

Reshjet e shiut kane shembur katin e dyte te një shtëpie  muze në lagjen “Kala” te Elbasanit.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës tre te mëngjesit. Për fat banorja e shtëpisë, 57-vjeçarja Dashamira Dokle nuk ka pësuar lëndime. Ajo thotë se banesa është e vjetër por nuk ka ndërhyrë pasi është shpallur monument kulture.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *