E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Dëmet e shkaktuara nga përmbytjet

Ndonëse s’kemi hyre ende ne sezon e dimrit, situata e përmbytjeve është problematike. Konkretisht ne rrethin e Kurbinit, sipas te dhënave zyrtare te Ministrisë se Bujqësisë, reshjet e shiut kane përmbytur 300 hektarë te mbjella me kultura bujqësore. Zonat me te prekura janë fshati Gjorm, Fushe-Gjorm, Sanxhak dhe Shullaz.
Ndërsa ne Laç, ne zonën e quajtur “Kodra e Bushit” janë përmbytur 9 shtëpi, ndërsa vërshimi i ujit ka rrëmbyer edhe 110 krerë dhi. Sipas zv/Ministrit te Bujqësisë, hidrovoret kane qene ne gjendje pune, por situata e parandalimit te përmbytjeve, kërkon investime ne shifra te konsiderueshme. Zoti Jaku thotë se pavarësisht sasisë se larte te reshjeve, situata pritet te përmirësohet ne orët ne vijim, për shkak edhe te tërheqjes ujit. Historia e përmbytjeve përsëritet thuajse çdo vit, ndërkohë qe problematike kryesore qëndron tek mos funksionimi i kanaleve te kullimit, dhe defektet e hidrovoreve.

Më shumë video

Reklamë