Subscribe

Demet e shkaktuara nga thatësira këtë sezon veror llogariten në mbi 125 milion euro, nga të cilat 90 i përkasin energjisë elektrike ndërsa 35 prej tyre janë dëme në bujqësi. Por kësaj shifre, po t’i shtojmë edhe dëmet nga zjarri, atëherë bilanci rëndohet edhe më shumë.

 

Nëse do t’u referohemi të dhënave nga Ministria e Bujqësisë, për 6 muaj rresht vendi nuk ka patur reshje dhe sipas ministrisë një situatë e tillë, ka ndodhur për herë të fundit në vitin 1954.

 

Dëmet në çdo kulturë llogariten në 25-30% të prodhimit. Por më të prekura duket se janë të mbjellat me foragjere, ushqimi për bagëtitë. Pavarësisht se prodhimi i serave ka arritur të amortizojë nevojat e tregut, sërish disa produkte ushqimore janë shtrenjtuar në treg, për shkak të mungesës së ofertës.

 

Fermerë të shumtë nga veriu në jug kanë kërkuar edhe mbështetje apo kompensim nga qeveria, por deri më tani nuk ka një vendimmarrje nga autoritetet.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *