Subscribe

Procesionarja apo e njohur ndryshe si sëmundja e pishave, vijon të jetë problematike në shumë zona të vendit dhe po shkakton dëme te konsiderueshme. Dibra eshtë një nga më të prekurat me nje sipërfaqe prej afro 13 mijë hektaresh. Specialisti i pyjeve, Riza Buçi, shprehet se dëmi është kolosal. Por Ministri i Mjedisit Lefter Koka, i pyetur nga Vizion Plus teksa ndodhej ne Gramshi per situatën e krijuar nga procesionarja, nuk ka preferuar të japë një përgjigje konkrete. Edhe psë një vit më parë, Ministria e Mjedisit akordoi një fond për te luftuar sëmundjen e pishës vetëm 250 hektare u arrit te pastroheshin, ndërkohe qe u shpenzuan 10 milionë leke. Tashmë që shërbimi pyjor i ka kaluar pushtetit vendor, ky i fundit do ta ketë akoma më të vështirë te menaxhoje pyjet, për shkak të mungesës së fondeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *