E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Dëme të mëdha nga flakët

Temperaturat e larta bënë që gjatë stinës së verës në qarkun e Lezhës të regjistrohen 93 raste zjarresh, e për pasojë dëmet e shkaktuara janë tepër të mëdha. Për prefektin Eduart Ndreca, pjesa më e madhe e vatrave kanë qenë të qëllimshme. Ai u bën apel qyfterëve që të ndërgjegjësohen dhe të denoncojnë për çdo rast zjarrvenieje.

 

Ndreca thotë se mungesa e logjistikes së duhur, por dhe terreni i vështirë janë shkaqet kryesore për mosndërhyrjen në kohë të forcave zjarrfikëse. Gjatë muajve te verës për shuarjen e zjarreve, krahas shërbimit zjarrfikës dhe atij pyjor, ne zonën e Lezhës, janë angazhuar 650 forca ushtrie dhe në 4 raste është nevojitur edhe ndërhyrja me helikopter.

 

Më shumë video

Reklamë