Subscribe

Keto jane demtimet qe ka lene pas termeti i 26 Nentorit ne shkollen “Sami Frashëri” ku 1440 nxënësve do tiu duhet qe te henen te zhvendosen perkatesisht ne gjimnazin “Qemal Stafa” dhe “Sinan Tafaj” per te zhvilluar mesimin.

Pas akt ekspertizes, inxhinieret konstatuan se kthimi I nxenesve paraqet rrezik. Ata rrethuan gjithë hapsirën me shirit te kuq, për të bërë ndërhyrjet në objektin që në fakt ishte rikonstruktuar nje vit me pare.

Por termeti ne total ka demetuar rende 7 godina arsimore në bashkinë e Tiranës, ku te gjithe nxensit e atyre shkollave do te duhen te zhvendosen ne ambjente te tjera.

 

Ne shkollen nente vjecare “Emin Duraku” godina ku zhvillohet mesimi per ciklin fillor ka pesuar po ashtu demtime serioze. Banorët dhe prindërit e nxënësve thonë se shkolla ishte rikosntruktuar vitet e fundit

 

Inxhinieret ndërkohë vijonin ekspertizën, por nuk pranuan të bëjnë komente mbi gjendjen e saj.

 

Per te 7 godinat e demtuara rende do të vendoset më vonë nëse do të shemben apo do të bëhen vetëm riparime.

 

 

SHKOLLAT E DEMTUARA RENDE

 

GJIMNAZI SAMI FRASHERI, TIRANE

GJIMNAZI MYSLYM KETA, TIRANE –

SHKOLLA EMIN DURAKU, TIRANE

SHKOLLA RAMAZAN JARANI, TIRANE

SHKOLLA LASGUSH PORADECI, TIRANE

SHKOLLA PEZE E VOGEL, PEZE E VOGEL

KOPSHTI TUFINE, TIRANE

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *