Reshjet intensive dhe temperaturat e ulëta për stinën kanë sjelle shume probleme në bujqësi, veçanërisht në pjekjen e qershive.

 

Fermerët e Dvoranit, fshat që njihet për sipërfaqet mjaft të mëdha të pemëtoreve me qershi, thonë se këtë vit moti me shi u ka sjellë dëme.

 

Specialistët e mbrojtjes së bimëve thonë se lagështira dhe i ftohti po i çojnë frutat drejt kalbëzimit

 

Situatë krejt e ndryshme në veri. Kultivuesit e qershisë në Klos, nuk ankohen për shumë dëme. Ata ngrenë si problem vetëm mungesën e tregut.

 

Edhe fermerët e fshatit Orenjë në Bashkinë Librazhd ankohen se u janë dëmtuar të mbjellat.

 

Kushtet atmosferike të këtij viti kanë qenë fare të papërshtatshme për bujqësinë. Të mbjellat janë prishur, ndërsa fermerët gjenden në vështirësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *