Në një klimë të qetë dhe pa tensione, Kuvendi i Kosovës po mban  seancën ku pritet të votohet ratifikimi i marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.

 

Në këtë provë të katërt, duket se grupet parlamentare nuk i kanë ndryshuar qëndrimet e tyre. Zemërimi i VV ka mbizotëruar edhe pse këtë radhë pa gaz lotsjellës por me argumenta që sulmojnë ashpër kryeministrin Haradinaj për vjedhjen e 8200 hektarëve toke.

 

“I nderuar kryeministër ne këtë Kuvend ju kemi sjelle zërat e 205 mije qytetareve për ta kujtuar se me çfarë premtime ke ardhur ne krye te qeverise se Kosovës. Sot po votohet ne këtë demarkacion me shkeljet qe ka gjetur komisioni Bulliqi. Ne nuk ndryshojmë qëndrim sepse do ishte tallje për qytetaret. Sot kryeministri duhet ti kërkojë falje Murat Mehes pse ia hodhi poshtë hartat e demarkacionit qe po i mbështet sot. Duke e mbajtur si teme për 3 vjet me radhe është fshehur korrupsioni. Korrupsioni është kusht me i madh se demarkacioni. Ratifikimi i marrëveshjes do te vulose vjedhjen e territorit te Kosovës dhe vizat përsëri nuk do te liberalizohen.”

 

Kryeministri Haradinaj i është përgjigjur VV duke pranuar se dy komisionet nuk kanë nxjerrë rezultate shumë të ndryshme nga njëri tjetri dhe u ka bërë thirrje deputetëve që ti japin përparësi interesit të qytetarëve.

 

“Jam ne pozicion te vështirë. Ju kërkoj votën bazuar ne bindjen tuaj. Nuk mund te bëjmë revolucion sado qe ta zgjatim. Nuk është interes i Malit te Zi te jete ne sherr me Kosovën. Te gjitha proceset qe lidhen me perspektiven e Kosovës janë shume te vështira dhe varen nga te gjitha klasat politike. Është interes i Kosovës te mos ndalet. Nuk ndihmojmë çështjen shqiptare nëse i ngecim proceset. Min 55. Jepni voten per korrigjim dhe kërkojeni atë, obligojeni qeverinë ta rregulloje.”

 

Qëndrim kundër kanë mbajtur edhe deputetët e pavarur. Visar Ymeri ka vënë theksin tek korrupsioni dhe papërgjegjshmëria e qeverisë.

 

 “U bene 3 vite qe diskutohet sepse është bere kriter për liberalizimin e vizave, një nga kushtet. Asnjëherë ky Kuvend nuk u mor me kushtet e tjera. Dhe asnjëherë ky Kuvend nuk ka pasur ne qendër te vëmendjes interesat e qytetareve. Demarkacioni behet teme sepse qeveria është e papërgjegjshme dhe e zhvendos debatin ne një dimension tjetër. Grupi jone nuk e miraton marrëveshjen. Nuk duam te heqim dore nga territori. Vota për demarkacionin është ecje përpara gabim pas gabimi dhe pa i kërkuar llogari atyre qe bëjnë gabime te vetëdijshëme. Cikël gabimesh dhe mosndëshkimesh. Qeveri e papërgjegjshme”.

 

Ndërkohë LDK ka konfirmuar mbështetjen për marrëveshjen por ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj me argumentin se Kosovës i duhet një qeveri normale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *