Subscribe

Qeveria e Kosovës pritet që shumë shpejt të dërgoje në kuvend projektligjin për kufirin me Malin e Zi. Kreu i komisionit të ri për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, Shpejtim Bulliqi, prezantoi raportin. Sipas Bulliqit vija kufitare në marrëveshjen e vitit 2015 mes Kosovës e Malit të Zi, nuk është në përputhje me vijën administrative kufitare të ish-krahinës socialiste të Kosovës.

 

“Komisioni ynë ka konstatuar ne mënyrë unanime se vija kufitare në marrëveshjen për kufirin shtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, nuk është në përputhje me vijën administrative me vijën kufitare të ish-krahinës socialiste të Kosovës.”

 

Bulliqi thotë se pasardhësi i tij Murat Meha, nuk i ka shqyrtuar të gjitha dokumentet e nevojshme për raportin, duke bërë që Kosova të humbasë territor.

 

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka reaguar, duke thënë se raporti i Komisionit nuk paraqet asnjë fakt konkret dhe provë material. Megjithatë pritet që Kuvendi i Kosovës të thotë fjalën e fundit për demarkacionin qe është njëherësh kusht për liberalizimin e vizave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *