Subscribe

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kërkesën për shqyrtimin e miratimit të Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

 

Vetëvendosje akuzon deputetët që votuan këtë marrëveshje, se kanë bërë shkelje të rënda kushtetuese.

 

 “Shkelja më e rëndë, të cilën dëshiroj ta potencoj, ka të bëje me sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Me këtë vendimin deputetët e kanë shkelur Kushtetutën, sepse kanë miratuar diçka që është antikushtetuese dhe që është delimitim në vend të demarkimit të kufijve. Deputetët e Kosovës kanë përcaktuar kufij të ri gjë që është antikushtetuese, sepse nuk ka qenë mandati i Komisionit shtetëror të krijuar, për përcaktimin e vijës kufitare.”

 

VV është e bindur se do të evidentohen shkeljet që janë kryer nëpërmjet kësaj marrëveshje ashtu sikurse ndodhi me asociacionin e komunave me shumicë serbe.

 

Demarkacioni me Malin e Zi është miratuar më 21 mars me 80 votat e deputetëve të Kosovës. Duke u bazuar në pikën 7 të kësaj marrëveshje, Komisionet Shtetërore të kufijve të dy palëve do të formojnë një trup të përbashkët pune që të kryejë në terren shënjimin e kufirit të përcaktuar me këtë marrëveshje.

 

Kjo do të thotë që projektligji nuk ka marrë formën përfundimtare prandaj nuk është ende e qartë, nëse Gjykata Kushtetuese mund ta marrë në shqyrtim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *