Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj bëri publik një studim të realizuar në Massachusetts për mënyrën sesi vepron Delta te të vaksinuarit dhe të pavaksinuarit.

 

Përfundimi i studimit, i botuar në “British Medical Journal”, është që mutacioni Delta përhapet njësoj te të dy grupet.

 

Duke rikthyer në vëmendje se edhe në Shqipëri rastet janë rritur ndjeshëm ditët e fundit për shkak të Deltës, Brataj shtoi se kjo tregon se vaksina nuk është e mjaftueshme për të luftuar këtë situatë.

 

Postimi i plotë i Skënder Bratajt:

 

Covid-19 dhe varianti Delta. Të infektuarit e vaksinuar dhe të pa vaksinuar kanë të njëjtën ngarkesë virale. Studimi i BMJ (British Medical Journal). Përhapja e variantit Delta kërcënon strategjitë e vaksinimit që synojnë imunitetin e tufës kundër Sars-cov-2. Në fakt, e njëjta ngarkesë virale u zbulua midis personave të vaksinuar dhe të pavaksinuar, që infektohen me variantin Delta. Kjo theksohet nga një artikull i botuar në British Medical Journal (BMJ), në lidhje me të dhënat që dolën nga një shtim i numrit të infeksioneve në Massachusetts. Në thelb, vaksinimi mbetet mbrojtës shumë i lartë, por nuk është i mjaftueshëm për të ndaluar përhapjen e variantit Delta.

 

Testet e kryera nga data 3 deri në 17 korrik midis banorëve të Massachusetts në Provincetoën, një vend i njohur pushimesh në Shtetet e Bashkuara, zbuluan se 75% e njerëzve të infektuar ishin të vaksinuar. Midis të vaksinuarve dhe të pa vaksinuarve ngarkesa virale ishte e njëjtë. Ky zbulim sugjeron që të dy grupet kanë të njëjtën ngarkesë virale dhe përhapja e infeksionit është pothuajse e njëjtë nga të dy grupet ka paralajmëruar Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

 

Rezultatet vërtetojnë se të vaksinuarit gjatë verës po luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e infeksionit të variantit delta, prandaj CDC rekomandon që personat e vaksinuar të mbajnë maska në ambjente të mbyllura. Por CDC konfirmon se vaksina vazhdon të ofrojë mbrojtje të fortë kundër formave të rënda të sëmundjes. Nga 346 personat e vaksinuar që rezultuan pozitivë në epideminë e Provincetoën, 79% e tyre ishin simptomatikë dhe testi i gjenomës tregoi se 90% kishin variantin delta. Vlen për tu theksuar se vetëm katër të infektuar u shtruan në spital dhe nuk pati asnjë humbje jete.

 

Disa ditë më parë, profesor Anthony Fauci, konsulent i Presidentit amerikan Joe Biden, paralajmëroi se varianti Delta mund të shkaktojë të njëjtin nivel infektimi si te personat e vaksinuar dhe te ata të pavaksinuar. Disa të dhëna nga rezultatet e testit të ngarkesës virale ishin marrë paraprakisht nga Ëashington Post, e cila u konsultua me epidemiologët e njohur në këtë fushë. Jeffrey Shaman, epidemiolog në Universitetin e Columbias, komenton se vaksinimi tani ka të bëjë me mbrojtjen personale, mbrojtjen nga format e rënda të sëmundjes. Imuniteti i tufës nuk është i rëndësishëm pasi po shohim dëshmi të shumta të infeksioneve edhe në të vaksinuar. Drejtoresha e Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), Rochelle Ëalensky deklaroi se, ky zbulim është shqetësues dhe ka qenë një faktor që ka çuar në udhëzimet e reja, që rekomandojnë përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura edhe për personat e vaksinuar.

 

Në Shqipëria ka pasur një trend rritjeje infektimesh me Covid-19 në ditët e fundit si dhe janë shënuar viktima gjithashtu. Në 24 orët e fundit tre persona humbën jetën pas infektimit me Covid-19 si dhe u shënuan 447 raste të reja. Rritja ka ardhur pas hyrjes së variantit Delta në vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *