Në Venezuelë ka mbërritur një delegacion nga qeveria norvegjeze, që do të ndikojë në rifillimin e bisedimeve midis qeverisë së Presidentit Nicolas Maduro dhe opozitës.

 

Bidesimet midis palëve politike janë ndërprerë, pasi u tërhoqën aleatët e Maduro, sipas katër burimeve dhe liderit të opozitës Juan Guaido.

 

Ndërkohë javën që lam pas Maduro është shprehur se qeveria nuk do të marrë pjesë në një raund të planifikuar bisedimesh në Barbados për të protestuar kundër mbështetjes së opozitës për sanksione të reja amerikane kundër qeverisë së tij.

 

Sipas mediave ndërkomëbtare delegacioni Norvegjez do të dialogojë veçmas me opozitën dhe qeverinë për të rifilluar procedurat, të cilat kanë për qëllim zgjidhjen e ngërçit politik të vendit, thanë dy burime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *