E hënë, 21 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Delegacioni i BE vizitë në monumentet e kulturës në zonën e Prespës

Përfajqësues të Delegacionit të BE në Shqipëri, së bashku me specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë e Kulturës Korçë, AKZM Korçë, Bashkia Devoll, dhe grupe të interesit vizitojnë disa nga monumentet e kulturës në zonën e Prespës së Vogël dhe Prespës së Madhe.

 

Gjatë vizitës në Shpellën e Trenit, Pikturat Shkëmbore të Spilesë, fshatin Shuec, për të vazhduar në kishën e Shën Mërisë në Gollomboç, fshatin Zaroshkë etj, u njohën me mundësitë për investim, prioritet në këto zona, nevojat dhe problematikat në zonë, në të gjitha aspektet, kulturore, natyrore, turistike, ekonomike etj.

 

Reklamë

DRTK Korçë, nëpërmjet një raporti paraqiti të gjitha propozimet dhe mundësitë për ndërhyrje në monumentet e kulturës në këto zona.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë