Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, reagon në lidhje me aktakuzën nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj 12 personave, për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, lidhur me lëndën e njohur në opinion si ‘Veteranët’.

 

Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, ambasadori amrikan është shprehur se ndihet krenar për hapat e Kosovës në luftën kundër korrupsionit.

“Është ngritur aktakuzë për mashtrim me pensionet e veteranëve, krenar për Kosovën për marrjen e këtij hapi të rëndësishëm për ta luftuar korrupsionin. Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, është propozuar që gjykata të lëshojë masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteranë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në përfundimin e procedurës penale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *