Subscribe

Zona e Patos-Marinzes nuk mban vetëm nafte por dhe sëmundje. Ne këtë vend ku numri i puseve është po aq sa i banoreve, 2000, njerëzit janë në rrezik te vazhdueshëm mes jetës dhe vdekjes.

 

Ky është konstatimi i eksperteve te shëndetit publik, nga gjetjet tronditëse te studimit te kryer ne këtë zone ne 2015, pas shpërthimit te një prej puseve. Për here te pare ata bëjnë publike se ne popullsinë e Marinzes, janë gjetur lindje me keqformime, rritje te sëmundshmërisë mes tyre kanceri,astma  dhe një sere problemesh te tjera.

 

Me tronditëse janë rezultatet e analizave te kryera tek banoret e zonës mes tyre gra dhe fëmijë. Doktoreshe Elida Mataj thotë se sasia e fenolit ne gjak, një element hidrokarburi, ishte ne nivele alarmante.

 

Specialistet tregojnë se 90% e popullatës ne Marinze kane probleme me rrugët e frymëmarrjes, preken vazhdimisht nga ftohja, gripi dhe kane lotime te syve.

 

Nga studimet e kryera rezultoi se ne atmosfere shkarkohet një sasi e konsiderueshme gazi sulfurik. Specialitetet nuk përjashtojnë kontaminimin e tokës, produkteve bujqësore dhe ujit, ndërkohë qe një pjese e banoreve te Marinzes gatuajnë dhe konsumojnë ujin e puseve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *