Kronikë
Del nga rruga autobusi në Gjirokastër, plagoset pasagjerja

Një 30-vjeçare ka mbetur e plagosur ditën e sotme në Gjirokastër si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja u regjistrua në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Dervician, ku autobusi i linjës Libohovë-Tiranë, me drejtues shtetasin A. Gj., ka dalë nga rruga.
E dëmtuar ka mbetur pasagjerja me inicialet D. V., 30 vjeçe, banuese në Libohovë, e cila po merr ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




