E diel, 8 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Del në shitje kompania “Insig”

Hapet tenderi për privatizimin e INSIG. Lajmi konfirmohet nga vetë Ministria e Eunomisë me anë të një të letre dërguar Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, ku jepen detaje mbi shitjen e kompanisë. Në letër shkruhet se vlerësimi i aksioneve të shoqërisë është kryer nga kompania “BDO International”. Ndërsa dokumentacioni i plotë për shoqërinë, ku përfshihen edhe informacionet e duhura për gjendjen financiare, strukturën, astetet dhe licencat që ka në pronësi kjo kompani, do të jenë të publikuara në faqen zyrtare të ministrisë. Procesi i privatizimit mbikëqyret nga Drejtoria e Pronës Publike në Ministria e Financave dhe do të mbyllet 45 ditë nga shpallja e tenderit. Vlera me të cilën shteti po e shet INSIG-un është 15 milion euro, por kjo nuk do të jetë definitive. Kontrata, nuk kalon në parlament, por do të miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Më shumë video

Reklamë