Detaje të reja kane dal ne drite për ngjarjen e rëndë të ndodhur me 5 maj në Fushë Krujë. Ekspertiza mjekoligjore zbuloi se Xhafer osmani është viktima e krimit horror të ndodhur në zonën e Fushë Krujës.

 

Sipas raportit të mjekëve ligjorë, Osmani është djegur i gjallë në makinën e tij. 57 vjecari është lidhur, torturuar dhe më pas i është hedhur benzina gjatë kohës kur ai ka qenë i vetëdijshëm. Osmani është dhunuar, vrarë dhe më pas, makinës i është vënë zjarri për të humbur çdo gjurmë.

 

 

Sipas policisë familja e Xhafer Osmanit ka denoncuar zhdukjen e tij duke deklaruar se ai ishte nisur nga Mitrovica drejt Shqipërisë më datë 29 prill dhe prej kësaj dite nuk kane pasur asnjë komunikim. Motivet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *