E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Del ekspertiza e vrasjes së rapsodit, armët e gjetura të groposura u përdorën nga autori

Armët e gjetura të groposura në fshatin Lalm Lukaj të Lezhës janë përdorur në vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij, Preng Simoni.

 

Reklamë

Pas ekzaminimeve të kryera ka rezultuar se armët janë përdorur nga Edmond Përdoda, i cili e ka pranuar autorësinë e krimit të dyfishtë dhe Aleksandër Përdoda.

 

Prokuroria ka njohur të akuzuarit me aktin e ekspertimit të armëve, por Aleksandër Përdoda ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

 

Rapsodi Kol Murrani dhe miku i tij, Preng Simoni, u gjeten të vrarë me armë zjarri më 27 prill të vitit 2020, pranë shtëpive të tyre. Krimi i dyfishtë ndodhi për një konflikt pronësie.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë