E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Del dokumenti/ Kërkohet hapja e negociatave për Shqipërinë

Këshilli i Bashkimit Evropian ka kërkuar që negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të nisin sa më shpejt.

 

Ai iu ka dërguar një letër pune në datën 5 maj delegacioneve të vendeve të BE, përpara mbledhjes që ministrat e Jashtëm të BE mbajnë këtë të hënë.

 

Reklamë

Midis të tjerash, në dokument thuhet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përparuar me reformat.

 

 “Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vetë procesi i pranimit në BE ka siguruar nxitje më të fortë për reformat dhe si e tillë, më shumë demokraci, stabilitet dhe prosperitet për popujt përkatës. Tani është thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ecim përpara, së bashku me ruajtjen e vrullit të reformave në dy vende.”

 

Aty po ashtu vihet në pah se në Ballkanin Perëndimor ndihet zhgënjim i thellë për procesin e zgjerimit, që sipas Këshillit të BE, u shtua edhe më shumë kur ishte diskutimi për vaksinat.

 

Më shumë video

Reklamë