Një nga lojërat më të luajtura të kompanisë së EA SPORTS , FIFA 21 më në fund ka dhënë detajet e para për datën e lancimit.

EA Sports ka konfirmuar se FIFA 21 do të dalë në mbarë botën në 9 tetor pasi u dha fansave një shikim të parë në grafikat Next Gen.

Data e lancimit zyrtare do të jetë 9 tetor në platformat PlayStation 4, Xbox One dhe PC pasi zërat  nuk tregojnë asnjë fjalë për versionet e gjeneratës së ardhshme se kur do të jenë të disponueshme, pasi është e pasigurt data kur PlayStation 5 dhe Xbox Series X do të dalin zyrtarisht në treg.

Për ata që kërkojnë të luajnë të parët FIFA 21 në Play Station 4,Xbox One ose PC, pre-order i Ultimate Edition ose Champions Edition do t’u japë lojtarëve mundësinë të luajnë që në datën 6 Tetor.

Përndryshe, EA Access (PS4, Xbox One) dhe Origin Access (PC) do t’u jap abonuesve mundësinë për të shijuar lojën duke filluar nga data 1 Tetor.

Në edicionet e tjera FIFA zakonisht e ka nxjerr në treg lojën në fund të shtatorit por për shkak të pandemisë globale kjo ka sjell një vonesë në lojën e këtij viti .

Me pasigurinë përreth se kur FIFA 21 do të jetë i disponueshëm në PlayStation 5 dhe Xbox Series X, EA ka konfirmuar ‘Dual Entitlement’ i cili u mundëson lojtarëve të kalojnë kopjen e tyre të FIFA 21 nga PlayStation 4 në PlayStation 5, ose nga Xbox One në Xbox Series X, pa kosto shtesë. Përditësimi mund të bëhet në çdo kohë para lëshimit të FIFA 22 me kalimin  e ekipit të Ultimate Team dhe cdo përparim tjetër direkt në konsollat e reja Play Station 5 dhe Xbox Series X.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *