Seanca plenare është shoqëruar me tensione dhe është ndërprere 2 here per shkak te akuzave te ish-kryeministrit Sali Berisha. Duke folur per dekriminalizimin Berisha akuzoi liderin e maxhorancen Edi Rama se e ka ndryshuar emrin për t’u fshehur nga e kaluara kriminale.

“Le të vijë këtu Edvin Kristaq Rama, për të cilin jam akuzuar mijëra herë se po i ndërroj emrin, ja që del se nuk i kam ndërruar unë emrin, por e ka ndërruar ai emrin e tij. Unë pra i kam thirrur atij në emrin e vërtetë. Ai të vijë këtu të tregojë se nga Edvin u bë Edi për shkak të dosjes spanjolle, për shkak të Kardiovskit.”

Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama per racizëm duke e ilustruar kete me nje bisede qe sipas tij lideri i maxhorances e ka bere me një ambasador.

“Edi Rama më ka pohuar sinqerisht se ai ka rekrutuar nga zonat e Veriut vrasës, kriminelë e trafikantë sepse në ato zona vetëm me të tillë ia dilet. Në këtë mënyrë Rama, me një racizëm të ulët, të ndyrë antishqiptar e antikombëtar, paraqet Veriun si kullë kriminelësh.”

Por keto akuza kane ngritur ne këmbe maxhorancen dhe seanca është ndërprere. Pas rifillimit te seancës, Partia Socialiste per here te trete ne kete legjislature kërkoi përjashtimin me 10 dite te Berishës nga Parlamenti. Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka fshehur te dhëna te formularin e vetedeklarimit. Berisha ka pranuar se nuk e ka deklaruar ndryshimin e datëlindjes, pasi formulari nuk e kërkon.

“Teknikalitet është, sepse ka qënë një gabim për arsye tërësisht teknike. Kjo se kur ka ndodhur nuk e mbaj mend, po të hyj për ta gjetur e gjej.”

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *