E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Dekriminalizimi” sërish në Kushtetuese

 

Për te dytën here ligji i dekriminalizimit do t’i nënshtrohet testit kushtetues. Pas ish-kreut te Bashkisë se Kavajës, komiteti shqiptar i Helsinkit i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin pjesërisht te këtij ligji. Ne fokus te ankimit te Komitetit Shqiptar te Helsinkit janë vetëm ato pjese te ligjit, te cilat i heqin te drejtën e votës te dënuarve për Krime te Renda. Edhe pse kufizimi i te drejtës per te votuar është i vendosur ne Kushtetute, ligji parashikon se personat e dënuar per 86 vepra penale s’kanë te drejte te votojnë dhe ketë Komiteti Shqiptar i Helsinkit e konsideron si nje tejkalim te asaj çfarë ka parashikuar ligjit themeltar i shtetit. Sot ishte parashikuar edhe seanca e pare e shqyrtimit te këtij ankimi, seance e cila u shty.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë