Subscribe

Çështja Aqif Rakipi ka qene ne fokus te takimit te shefit te qeverise me kreun e organit qendror te akuzës. Edi Rama thirri ne takim Adriatik Llallën pas kërkesës se Partisë Demokratike per hetim te thelluar të deputetit ne kuadër të ligjit “Për Dekriminalizimin”. Ne përfundim te takimit zyra e Prokuronit te Përgjithshëm beri me dije se Llalla shprehu garancitë e plota se organi i hetimit do të vijojë të kryejë verifikimet e thelluara për të gjitha rastet që do i paraqiten me kërkesë të subjekteve të njohur nga ligji, si edhe me iniciativën e saj.

 

“Z. Llalla vuri në dijeni Kryeministrin se Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin e thelluar ndaj deputetit Aqif Rakipi disa muaj më parë. Procedura e verifikimit për këtë subjekt është ende në zhvillim, pasi Sektori i Posaçëm për “Dekriminalizimin” në Prokurorinë e Përgjithshme është ende në pritje të përgjigjeve nga ana e disa prej autoriteteve të huaja, të cilave u është kërkuar informacion.”

 

Gjithashtu, Prokurori i Përgjithshëm theksoi se, po vijon bashkëpunimi me autoritetet e tjera që kanë për detyrë verifikimin paraprak të subjekteve të ligjit “ku veçoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si institucioni që kryen përpunimin paraprak të personave të zgjedhur në pushtetin qendror dhe lokal.

 

Më 20 shkurt Prokuroria e Përgjithshme i dërgoi Europolit shenjat e gishtërinjve të 4 deputetëve mes tyre dhe te Aqif Rakipit. Ne atë kohë deputeti i PDIU reagoi duke thëne se është i hapur për çdo kontroll dhe se nuk kishte asgjë për të fshehur, i bindur në pastërtinë e tij, por duket se hetimi për të vijon me agjencitë ligjzbatuese ne Europe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *