Subscribe

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimin për Tom Doshin në kuadër të procesit të dekriminalizimit.

 

Përfundimet e gjetura dhe të përfshira në një dosje, Prokuroria ia ka dërguar, Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

 

Ndonëse fitoi si deputet në qarkun e Shkodrës, vetëm pak orë pas përfundimit të numerimit të votave në këtë qark, Tom Doshi, drejtues i PSD, njoftoi heqjen dorë nga mandate i deputetit, ende pa u certifikuar rezultati.

 

Tashmë pritet të bëhet vleresimi i dosjes se Tom Doshit nga KQZ, pas verifikimit që bëri Prokuroria, pikërisht me kërkesë të këtij institucioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *