E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 25 minuta më parë
Video · Politikë

Dekriminalizimi, Presidenti ndërroi mbiemrin

Kuvendi ka publikuar formularët e dekriminalizimit per te gjithë funksionaret qe zgjidhen me votat e deputeteve. Ajo qe bie ne sy është qe asnjë prej këtyre funksionareve nuk ka pasur probleme me ligjin dhe i vetmi fenomen qe vihet re nga vetedeklarimet është ndryshimi i emrit ose mbiemrit, duke filluar nga kreu i shtetit e deri tek anëtaret e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka deklaruar se ka ndryshuar mbiemrin nga Mehmeti ne Nishani. Kreu i shtetit ka sqaruar se Mehmeti është një mbiemër tjetër  i familjes qe është përdorur ne dokumentat e shkollës. Por emrin e ka ndryshuar edhe kryetarja e KQZ Lefterije Lleshi, anëtarja e KQZ Vera Shtjefni, dekani Dhori Kule etj. Ndërkohe kreu i autoritetit te mediave audiovizive Gentian Sala është dënuar njëherë me gjobe ne Prishtine per prishje te rendit e qetësisë publike. Ndryshe nga te zgjedhurit ne parlament apo ne pushtetin vendor, ata qe emërohen nga parlamenti nuk shënojnë asnjë problem me ligjin te paktën ne këtë faze vetedeklarimi.

 

 

Më shumë video

Reklamë