Presidenti Ilir Meta është pyetur sot për deklaratat e tij para zgjedhjeve të 25 prillit se do të jepte dorëheqjen nëse kryeministri Edi Rama do të merrte 71 mandate.

Presidenti Meta tha se nuk është momenti për të keqinterpretuar deklarata. Ai theksoi se është i detyruar të respektojë kushtetutën duke iu referuar këtu edhe dekretimit të qeverisë.

 

Nuk jemi këtu për të intepretuar dhe për të nxjerrë jashtë konteksti se çfarë kam thënë unë.Unë jam këtu për të respektuar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe këtë gjë e kam bërë edhe përpara 25 prillit.Shpesh kam shumë kërkesa nga gazetarët për të dalë nëpër studio apo për të dhënë intervista, por e kam gjykuar të panevojshme një gjë të tillë pas 25 prillit për arsye se unë besoj se i gjithë protagonizmi im jo i zakonshëm në dy vitet e fundit nuk ka qenë i kërkuar nga Ilir Meta, por ka qenë i imponuar në mbrojtje të demokracisë, në mbrojtje të Kushtetutës në kushtet e braktisjes nga opozita të të gjitha institucioneve, që nga parlamenti, pushteti vendor e çdo gjë tjetër, por edhe në kushtet e përpjekjeve të pandalshme të mazhorancës për të kapur çdo institucion, në mënyrë të veçantë Gjykatën Kushtetuese në mënyrën më antikushtetuese të denoncuar qartë edhe nga Komisioni i Venecias, për të kapur edhe Institucionin e Presidentit që përpara zgjedhjeve, dhe për të krijuar një situatë të pashpresë për demokracinë, për ndryshimin dhe për qytetarët.Kështu që unë jam i detyruar të respektoj Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

 

Meta shtoi se askush nuk duhet të presë që Presidenti të marrë përsipër detyra që u takojnë aktorëve të tjerë politikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *