Subscribe

Gjykata Kushtetuese në Prishtinë pritet të vendosë nëse dekreti i Presidentit Hashim Thaçi per te caktuar Avdullah Hotin si kryeministër të ri të vendit është në përputhje me ligjin themeltar.

Kjo gjykatë ka njoftuar se do ta trajtojë me urgjencë kërkesën e Vetëvendosjes për të vlerësuar kushtetutshmërinë e vendimit të kreut te shtetit.

30 deputetë të vetëvendosjes kanë kërkuar edhe pezullim e përkohshëm të zbatimit të Dekretit në fjalë. Por kushtetuesja u ka kërkuar deputetëve që komentet për këtë çështje t’i dorëzojnë para mesditës.

Nga ana tjetër Lidhja Demokratike e Kosovës ka çuar në Kuvend, kërkesën me 61 nënshkrime të deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të shtunën, e 2 majit, për zgjedhjen e qeverisë së re.

Por a është e mundur të votohet qeveria e re përpara se Gjykata Kushtetuese të kthejë përgjigje?

Ekspertet ne Kosove vlerësojnë  se një parti nuk mund ta bllokojë formimin e qeverisë as ta dërgojë vendin në zgjedhje: këtë sipas tyre e bën vetëm shumica parlamentare. Sipas vendimit të së njëjtës gjykatë të vitit 2014 presidenti ka kompetencën që t’i jap mandatin secilës parti, për të cilën ai është i bindur se i ka votat dhe kjo është e drejtë ekskluzive ligjore kushtetuese vetëm e presidentit dhe e askujt tjetër.

Në anën tjetër, njohësit e të drejtës kushtetuese mendojnë se proceset për formimin e Qeverisë bëhen paralelisht me pritjen e përgjigjes nga Gjykata Kushtetuese dhe mbajtjen e zgjedhjeve e përcakton vullneti politik i partive politike . Ndërkohë, Albin Kurti, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet edhe Komisionit të Venecias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *