E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dekonspirim në operacionet e SPAK? Altin Dumani: Jemi duke hetuar

Drejtuesi i Prokurorisë së Posacme, Altin Dumani ka konfirmuar se ka hetim për dekonspirime të operacioneve të SPAK.

“Ka hetime për dekonspirim të opercioneve tona”, tha Dumani gjatë një takimi me gazetarët.

Ndërkohë, ai bëri gjithashtu me dije se sot mbyllet gara për drejtues të BKH dhe përsëriti thirrjen që të rritet numri i hetuesve në këtë institucion,

“Sot mbyllet gara për drejtuesin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ndërkohë, i qëndrojmë kërkesës tonë për shtimin e numrit të hetuesive te BKH, pasi tani ligji na dikton që ne të zhvillojmë edhe përgjime parandaluese.

Reklamë

Një grup i hetuesive do të shkojë sërish aty dhe ne na ulet numri i hetuesive që na duhen për veprimet tona hetimore për çështjet që kemi në zhvillim e sipër”, tha Dumani.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë