E diel, 27 Shtator 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Deklaroni netët e fjetjes”, Rama kritika operatorëve turistikë për informalitetin

Kryeministri Edi Rama u takua me operatorët turistikë, të cilëve u tha se vera e këtij viti duhet ta tejkalojë numrin prej 12 milionë turistësh të regjistruar në 2024-ën.

Shefi i qeverisë kërkoi t’i jepet fund abuzimeve nga hotelet sa i takon netëve të qëndrimit.

“Për të tjerët po thoja, duhet të jemi shumë të vërtetë që ka një hile të madhe që e bëni të tërë ju. Një hile me deklarimin e netëve të fjetjes. Ne tani për t’i dhënë mundësi juve që të dilni faqebardhë nga kjo fazë informaliteti, ju kemi ulur TVSH prej vitesh tanimë më poshtë sesa vendet e tjera, 6% nuk e ka asnjë vend në Mesdhe, asnjë nga vendet e rajonit. Ua kemi ulur 6% pikërisht që të deklaroni sa”, tha Rama.

Duke shfrytëzuar praninë e kryebashkiakut demokrat të Kavajës, Fisnik Qosja, kryeministri Rama premtoi investime në këtë zonë që do t’i shërbejnë zhvillimit të turizmit.

“Kështu që na mbetet vetëm Kavaja. Kemi pasur probleme primare në Kavajë, por besoj që do ta kapërcejmë atë traumë dhe besoj që me rrugën lidhëse të Kavajës me bregdetin, që është një projekt i kryetarit të bashkisë Kavajës, i cili e përshëndes, ka ardhur këtu, e pashë që ishte pak i turbulluar nga primaret, por besoj që, po patjetër me dy gishta gjithmonë. Patjetër, problemi është që të fusim edhe Kavajën në këtë rrjet dhe Fierin”, u shpreh kryeministri.

Në takimin me operatorët në Vlorë, Rama ironizoi Lulzim Bashën, të cilit i kujtoi premtimin për ndërtimin e tramvajit në Tiranë kur kandidonte për kryebashkiak.

“Për tramvajin në Vlorë të thashë do të na duhej Luli, ne nuk dimë të bëjmë tramë. Luli ka bërë një tram në Tiranë, i cili, siç e kanë parë qytetarët e Tiranës, është shumë i suksesshëm, me një shpejtësi marramendëse, kapërcen të gjithë problematikat që krijohen nga trafiku. E kishte planin që ta çonte deri në Durrës, por për shkak se e zuri gjumi, e la vetëm në Tiranë. Kështu që, nuk e di sa mund të bashkëpunohet me të, por shpresoj që mos të arrihet për shkak të tramvajit që të çohet Vlora në këmbë dhe të thotë duam Lulin kryetar bashkie”, tha Rama.

Kryeministri dha lajmin se pista e Aeroportit të Vlorës do të përfundojë brenda muajit maj.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh