Subscribe

Kryetari i PSD-së në Kosovë, Dardan Molliqaj i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, deklaroi se Albin Kurti për të është një rrezik i ardhshëm.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Dardan Molliqaj: Guximi, ose rezistenca duhet të jetë, se një e keqe që duhet shmangur, kurrsesi nuk duhet me na çu me i mbyllë sytë ndaj një rreziku të ardhshëm.

Alban Dudushi: Ju e shikoni si rrezik Albin Kurtin tani?

Dardan Molliqaj: Po, absolutisht me mënyrën e mendimit të tij ideologjik, ka probleme të theksuara në të gjitha ato që e sfidojnë Albin Kurtin. Në plot vende ka autokraci, korrupsion, mungesë të zhvillimit ekonomik, por nëse nuk ka artikulim, ajo pakënaqësi mbetet e paorganizuar, rrjedhimisht edhe mund të rrezikohet…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *