Deklaratat e Vuçiç/ Presidenca: Rama është kukull! Marrëdhëniet me Serbinë, konstruktive

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi reagon lidhur me qëndrimet publike të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç për fushatën elektorale në Shqipëri, sondazhet dhe figurat publike.
Duke iu referuar sondazheve që ka parë ai, Blushi thotë se më 25 prill opozita fiton mbi dy të tretat.
Ndërsa akuzon Edi Ramën si kukull, ai e siguron Vuçiç se marrëdhëniet Shqipëri-Serbi do të jenë konstruktive.
“Se kukull e kujt është Rama kjo dihet, ndaj më 25 prill ai do të marrë gjykimin e popullit të Shqipërisë. Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë do të jenë konstruktive dhe mbi baza respekti të ndërsjellë pas 25 prillit 2021. Përmes Referendumit të 25 prillit dhe Triumfit të Ndryshimit, shqiptarët heqin bllokuesin e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian. Anëtarësimi në BE është i vetmi projekt, që kemi.”




