Subscribe

Gjykata e Tiranës i ka konsideruar fyese deklaratat e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për gjyqtarin që caktoi masën e pezullimit nga detyra për drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako. Në një reagim për mediat theksohet se po cenohet pavarësia  e Gjykatës dhe se retorikat negative dëmtojnë rëndë imazhin e gjyqtarit.

“Qasje te tilla denigruese dhe retorika negative ndaj gjyqtareve dhe gjyqësorit në përgjithësi dëmtojnë rëndë imazhin e gjyqësorit dhe nuk i shërbejnë rritjes së besimit të publikut tek gjykatat, forcimit të pavarësisë së gjykatave, forcimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës”.

Çdo sulm i kësaj natyre është tejet shqetësues thuhet në njoftimin për mediat. Gjykata e Tiranës e konsideron intimidim te trupës gjyqësore qëndrimin e ministrit te Brendshëm.

Duke shprehur vendosmërinë dhe angazhimin tonë të plotë për sundimin e ligjit dhe një proces të rregullt ligjor, bëjmë thirrje për të shmangur çdo qëndrim paragjykues dhe denigrues ndaj këtij procesi, gjyqtarit konkret, dhe punës e misionit të Gjykatës në përgjithësi”.

Më herët edhe Unioni i Gjyqtarëve ka reaguar në lidhje me deklarimet e ministrit të brendshëm Saimir Tahiri ne adrese te gjyqtarit Arjan Aliaj. Te njëjtin shqetësim ka ngritur edhe Unioni i Prokuroreve. Ndërsa ne mbrëmje edhe Këshilli i Larte i Drejtësie ka reaguar, duke i cilësuar sulmet e ministrit nje kërcenim i hapur.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *