E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Deklaratat e Netanyahu për aneksim, reagojnë vendet arabe

Vendet arabe kanë dënuar deklaratat e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të aneksuar një pjesë të Bregut Perëndimor.

 

Të martën Netanyahu u zotua të zbatojë sovranitetin e Izraelit mbi Luginën Jordan dhe Detin e Vdekur verior nëse ai kthehet në detyrë duke fituar sërish zgjedhjet e përgjithshme që zhvillohen javën e ardhshme.

 

Reklamë

Zyrtarët në Jordani, Turqi dhe Arabinë Saudite kritikuan ashpër deklaratën duke e cilësuar atë si “agresion”.

 

Diplomati palestinez Saeb Erekat tha se një veprim i tillë do të ishte një “krim lufte” që do të “varroste çdo shans për paqe”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë