Kandidati për deputet i PD në Tiranë, Flamur Noka komentoi në studion e “7 pa 5” në “Vizion Plus” deklaratën e Drejtuesit Politik të PD në Dibër, Xhelal Mziu për mbrojtjen e votës.

 

Para qytetarëve, Mziu tha se çdokush i dyshuar për blerjen e votës, do ta pësojë si Pjerin Xhuvani në Elbasan. Duke bërë thirrje për qetësi, Noka tha se me votën nuk luhet.

 

“Ne kemi bërë vazhdimisht thirrje për qetësi. Te vota nuk luhet, vota është i vetmi pushtet që ka qytetari, kur ja përdhunon atë të drejtë, ti e ke përdhunuar qytetarin. Opozita është e përgatitur që qytetarëve t’u garantojë që e diela do të jetë një ditë feste, ku ndryshimi do të dominojë në këtë vend. Qytetarët të derdhen lumë drejt kutive të votimit kundër atyre që i kanë dhunuar, mashtruar, të japin verdiktin e tyre.”

 

Fajin për këtë situatë ai e hedh te mazhoranca, që sipas tij, po cenon votën e lirë të qytetarëve.

 

“Rilindja dhe Edi Rama nuk po ndalojnë mekanizmin e vjedhjes së votës. Ky është një fenomen që u has në Elbasan, në Dibër, po haset në të gjithë Shqipërinë. Qytetarët e kanë braktisur Edi Ramën. Askush nuk dëshiron situata të tilla. Por vijnë si pasojë të mekanizmit kriminal që përdor Rilindja. Të merremi me fenomenin, ka një përpjekje sistematike të investuar nga Rilindja dhe Rama për të përdhunuar shenjtërinë e votës”, tha Flamur Noka, përballë gazetarit Thimi Samarxhiu. 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *