Deklarata e “Mbretëreshës së errësirës” për vajzat dhe gratë

Modelja e famshme, e cila njihet si “Mbretëresha e Errësirës”, ka inkurajuar të gjitha vajzat me ngjyrë që të duan ngjyrën e trupit të tyre. Kjo deklaratë e saj ka ardhur pasi një shofer e pyeti nëse ajo do ta zbardhte ngjyrën e lëkurës për 10.000 pound.
Nyakim Gatwech, tha se fillimisht qeshi me të madhe duke iu përgjigjur: “Përse duhet ta zbardh këtë ngjyrë kaq të bukur të trupit tim?!”
24-vjeçarja, e cila jeton në Minnesota, përdor adresën e saj në Instagram për të mbrojtur diversitetin dhe për të ngritur zërin në emër të njerëzve që nuk kanë kurajo ta bëjnë këtë gjë.
“Femrat më zezake, të ngjyrosura nga dielli apo me lëkurë të djegur, çfarë do lloj pseudonimi që ju thërrasin ju jeni përtej bukurisë dhe dashuria që kam për ju është e pakushtëzuar sepse ju jeni me mua,”- shkruan modelja në Instagram.




