Deklarata e fortë e gazetarit: Ish-komandot mund të hyjnë në tregun e vrasjeve

3 vrasje në më pak se 48 orë trondisin vendin! I pari, biznesmeni Bledar Birçaj, i ekzekutuar në Vlorë. I dyti, 27-vjeçari Mehmet Qema, i cili u vra nga shoku i tij. Si të mos mjaftonte, pre e një atentati ka rënë edhe Everest Çaka.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, gazetari Sokol Bregu deklaroi se ish-Komandot mund të futen në tregun e vrasjeve.
“Duhet të kujtoj që ne kemi qindra dhe qindra ish-komando të cilët, në momentin që ne mbyllëm misionet paqeruajtëse me Afganistanin dhe Irakun, u larguan nga Ushtria, sepse nuk mund të përballonin dot jetesën me ato rroga të vogla që merrnin. Ata e përdorën qëndrimin e tyre në Komando thjeshtë për të përfituar atë 6 muajshin e tyre në Afganistan apo Irak duke e diturqë është më shumë se prej 20 mijë dollarësh qëndrimi I tyre në 6 muaj. Dhe nuk përjashtohet fare përgatitja e tyre ushtarake.
Por, si ata mund të ketë në Shqipëri, përdorues të armëve, qindra dhe qindra persona të tjerë të cilët mundet në një moment që të hyjnë në një krizë dhe mund të futen në këtë lloj tregu.”
Sa i përket krimit në Vlorë, ku viktimë e një ekzekutimi mbeti BledarBicaj, Bregu u shpreh se krimi në këtë qark mund të hapë një seri vrasjesh.
“Ajo që di fare mire është që kjo do të hapë një seri të tjera vrasjesh duke njohur situatën e grupeve të cilat përplasen me familjen e të ndjerit. ”




