Kryeministri Edi Rama ka reaguar i revoltuar në lidhje me deklaratat e Sali Berishës që janë publikuar edhe në mediat e huaja, konkretisht nga Daily mail.

 

 

Bëhet fjalë për një citim të Sali Berishës ku thuhet se Shqipëria është bërë një nga vendet më të rrezikshme në Ballkan dhe Europë.

 

 

“TURP! Vetëm shërbëtorët e së keqes, jashtënxjerrjet e një kombi, pjellat e mbrapshta të sojit të lig që e ndjek pas si hija e një mallkimi këtë vend qysh prej 1912-ës, mund të lëshojnë në gjuhë të huaj deklarata të tilla kundër Shqipërisë!” shkruan Rama në postimin e tij.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *