E hënë, 14 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Deklarata e Berishës në mediat e huaja

Ilustrim · Vizion Plus

Deklarata e forte e ish-Kryeministrit Sali Berisha sot ne Parlament, ku u beri thirrje shqiptareve per t’u armatosur, pasi qeveria po deshton te luftoje krimin, eshte komentuar edhe nga mediat nderkombetare. Agjenci prestigjoze lajmesh dhe gazeta ne Europe, por edhe ne SHBA e kane pasqyruar kete deklarate dhe thirrjen e Berishes per nje ligj per armëmbajtjen, ndersa theksojnë se aktualisht armëmbajtja eshte e paligjshme ne Shqiperi. Agjencia “Associated Press” e ka cituar gjithe deklaratën e Berishes dhe akuzat e tij ndaj qeverise per lidhje me bandat e krimit. Agjencia kujton gjithashtu se ne vitin 1997, Berisha atehere President i vendit u rrezua nga pushteti, pas revoltës popullore dhe muaj te tere anarkie, pasi qytetaret humben kursimet e tyre ne firmat piramidale, ndërsa grabiten edhe depot e armeve.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh