Ish anëtari i Kryesisë së PD, Enno Bozdo ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme.

 

Në studion e “Quo Vadis”, Bozdo u shpreh se 7 ose 8 ministra duhet të ishin në burg pasi sipas tij, janë të përfshirë në afera korruptive.

 

“Sikur qendrimi ndaj korrupsionit të kishte qenë i balancuar, unë besoj se një pjesë e madhe e mazhorancës sot do të ishin duke dhënë llogari para drejtësisë. Ministra të tërë sot do kishin qenë me dënimet përkatëse. Një gje e tillë s’ka ndodhur. Janë 7 apo 8 të tjerë me afera të tmerrshme nga mbrapa që nuk i prek njeri. Mbi ta qendron Agaçi dhe mbi të, Rama”, tha Bozdo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *