E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Dekani i Filologjikut: Kjo javë e gjitha protestë nga pedagogët

Asambleja e Pedagogëve në Fakultetin e Histori-Filologjisë vendosi me unanimitet që të protestohet përgjatë gjithë javës në lidhje me problematikën në arsimin e lartë.

 

Vendimin e zbardhi vetë dekani i Fakultetit, Sabri Laçi i cili tha se pas një orë e gjysmë diskutimesh u vendos që edhe në javët e ardhshme të ketë një ditë protestë në ditë deri sa këtij problem t’i jepet zgjidhje.

 

“U diskutua për gati një orë e gjysmë dhe dolën një sërë propozimesh. Asambleja ishte unanime në vendimarrjen e sotme. U vendos që kjo javë të shpallet javë proteste nga stafi akademik i Historisë dhe Filologjisë dhe në vijimësi  në javët që vinë protesta do të vijojë një ditë në javë sipas një kalendari, javën e parë të hënën, të dytën të martë etj. Qëllimi i kësaj proteste do të jetë ndëgjegjësimi për gjithë problematikën e gjerë që ka arsimi i lartë në Shqipëri.”

Më shumë video

Reklamë