E martë, 29 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dekani i Drejtësisë mbështet studentët: Nuk do humbasin vitin, tarifa do shtyhet

Dekani i Fakultetit të Juridiku, Artan Hoxha deklaroi se ka rënë dakord me kërkesat e studentëve për mos humbjen e vitit si dhe shtyrjen e afatit të pagesës së tarifës të studimit.

 

Reklamë

Hoxha tha për mediat se u ka dhënë aprovim studentëve për tu mbyllur në fakultet deri të dielën por me qëllim që të lirojnë katin e përë të godinës. Kat ku janë të gjitha dokumetacionet e fakultetit.

 

“Studentët na kanë paraqitur 5 pika si Dekanat. Pranuam pothuajse në mënyrë të plotë kërkesat e studentëve që kërkojnë të mos humbasin vitin shkollor dhe që tu shtyhet pagesa e tarifave. Sot në mëngjes u ballafaquam dhe me një situatë jo normale. Kam diskutuar me një përfaqësi studentësh. Arritëm në përfundimin që studentët e drejtësisë që kërkojnë të qëndrojnë në ambjentet e Fakultetit deri ditën e dielë të lirojnë ambjentet e katit të parë, ku  është i gjithë dokumentacioni që lidhet me funksionimin e tij. Mora angazhimin e studentëve që të mos kem shqetësim.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë