E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Dëgjuam ulërimat! Sëpatën e mban në dorë gjithmonë”/ Burri bëri për spital gruan, flasin fqinjët

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prani të 3 vajzave të mitura.

 

Reklamë

Kanë qenë fqinjët, ata që kanë dëshmuar se autori, Saimir Mersini, ka nxjerrë edhe sëpatën për të qëlluar gruan e tij, ndërsa ajo në kurriz ka shenja të goditjes me mjete të forta.

 

Ata u shprehën se dëgjuan britmat e gruas nga brenda shtëpisë, ku prezente ishin edhe tre vajzat e tyre të mitura. Më pas, ajo ka dalë jashtë, duke u rrëzuar tek shkallët e pallatit.

 

Fqinjët kanë treguar se 38-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë