Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka reaguar pas deklaratave të bëra nga ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në drejtim të liderit demokrat Lulzim Basha në lidhje me çështjen e Valdrin Pjetrit.

 

Në një deklaratë për mediat, PD Shkodër deklaron se sa herë që Rama është në pozitë të vështirë Jozefina Topalli shfaqet duke sulmuar Bashën.

 

PD Shkodër më tej I kujton ish-kryetares së Kuvendit se ishte kjo e fundit që e promovoi atë në poste drejtuese dhe pse nuk ka pasur asnjë kontribut në Partinë Demokratike.

 

“Sa here Rama eshte ne pozite te veshtire, shfaqet Jozefina Topalli duke sulmuar demokratet dhe Kryetarin Basha! Rastesi apo sherbim ndaj Rames, kete e gjykojne vete qytetaret e Shkodres dhe te Shqiperise! Çudia eshte se skishte asnje fjale per Valdrinin, si trafikant i denuar droge! Asnje fjale per Ramen qe perdhosi dinjitetin e qytetareve te Shkodres me kandidatin e denuar per trafik droge! Me gjasa eshte kujtuar, qe duke injoruar kontributin e cdo demokrati te ndershem, gjate kohes qe qeveriste PD, per hater te Luigjit, babait te Valdrinit dhe mikut te saj, e promovoje Valdrinin ne poste drejtuese, edhe pse pa asnje kontribut ne Partine Demorkatike. Koha kur interesi i demokrateve neperkembej per interesa personale, ka marre fund! Kete duhet ta kuptoje edhe znj. Topalli! Partia Demokratike dhe demokratet e Shkodres dhe gjithe Shqiperise jane ne nje beteje te perditshme me te keqen dhe krimin e organizuar qe qeverise Shqiperine. Ne jemi te vendosur ta cojme deri ne fund betejen tone per Shqiperine si gjithe Europa. #partiademokratikeShkoder #pd”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *