Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka fajësuar kundërshtarin dhe aleancat e fshehta për humbjen e thellë historike në zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

Në një reagim, PD Shkodër thekson se humbja duhet kërkuar që në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, ku kryesocialisti Rama bashkëpunoi me të shpallurit “non-grata” dhe bandat për të sulmuar PD zyrtare.

 

Sipas degës së PD në Shkodër, qëllimi i Ramës ishte mbrojtja e Berishës dhe zgjatimeve të tij.

 

Partia Demokratike e Shkodrës ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në krah dhe në interes të qytetetarëve dhe demokratëve të ndershëm të Shkodrës. Me këte përgjegjësi dhe vetëdije Partia Demokratike vendosi që në zgjedhjet e 14 majit të përfaqësohej vetëm me kandidatë për këshillin bashkiak në Shkodër. Të bindur në këtë vendimmarrje të drejtë, kemi qenë gjithnjë në përpjekje të vazhdueshme për ruajtuar dhe mbrojtur votën opozitare. Për fat të keq humbja e opozitës në Shkodër duhet kërkuar shumë më parë se zgjedhjet e 14 majit. Kjo humbje e ka fillimin në marrëveshjet fshehta në zgjedhjet 6 marsit 2021, kur në dakortësi të plotë Edi Rama bëri bashkë të gjithë të korruptuarit, të gjithë nongratat, bandat e kriminelët në një sulm të paprecedentë ndaj Partisë Demokratike dhe kandidatit të saj, me një qëllim: mbështetjen e Sali Berishës e zgjatimeve të tij”, thuhet në deklaratën e PD.

 

Ky reagim vjen edhe pas akuzave të kreut të PSD, Tom Doshi, i cili ka deklaruar se PD zyrtare ka mbështetur kandidatin e socialistëve në Shkodër, Benet Becin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *