Duket se audienca i ka pikë të dobët, aktoret me flokët e kuqe. Mediat turke shkruajnë se pas aktores gjermano – turke Meryem Uzerli ose e njohur ndryshe si Selin nga seriali “Mbretëresha e natës”, zbulimi i rradhës është Elçin Sangu.

 

Dy aktoret nuk janë të ngjashme vetëm për shkak të ngjyrës së flokëve, por edhe aftësive të shkëlqyra në aktrim. Ndoshta ka ndikuar edhe fakti që rolet e tyre kanë qënë pak të ngjashme, femra jo shumë dinake por të sinqerta që nuk i rezistojnë dot ndjenjës së dashurisë.

 

Defne (Elçin Sangu), ka lindur në Stamboll dhe ka përfunduar studimet e larta për Artet e Bukura. Roli i saj i parë në televizion është në serialin “Öyle Bir Geçer Zaman Ki – Koha ikën” ku luan rolin e një personazhi ngeativ. Suksesi i saj më i madh është në serialin “Dashuri me Qira”,  i cili transmetohet në Vizion Plus nga e hëna në të premten në orën 19.45.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *