Defne e ‘Dashuri me Qira’ është shumë diskrete përsa i përket jetës private. Por sërish mediat turke, shkruajnë për biznesmenin që i ka rrëmbyer zemrën.

 

 

Elçin Sangu prej gjashtë vitesh, është në një lidhje me biznesmenin e ri turk Yunus Özdiken. Ata u njohën në vitin 2011, por asnjëri prej tyre nuk është shprehur në lidhje me planet për marrëdhënien e tyre. E ardhmja nuk dihet, ndaj i urojmë jetë të lumtur.

 

 

Paraqitja e saj e parë në televizion është në serialin “Öyle Bir Geçer Zaman Ki – Koha ikën” ajo luajti personazhin e keq dhe të ligë Jale, suksesi pasohet me seriale të tjera si: “Ask Kaç Beden Giyer”, “Bir Ask Hikayesi – Një histori dashurie”, “Kurt Seyd and Shura” dhe Sevdam Alabora. Por suksesin më të madh ajo e pati në “Dashuri me Qira”, i cili transmetohet ne Vizion Plus nga e hëna në të premte ora 19.45. Elçin Sangu dhe Baris  Arduç formojnë një çift simpatik e ne të gjithë i adhurojmë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *